LAJMI I FUNDIT:

Nikoliq: Jemi afër vijave të kuqe në bisedimet me Prishtinën

Nikoliq: Jemi afër vijave të kuqe në bisedimet me Prishtinën

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq tha se qeveria do të ketë mbështetjen e tij të pakusht nëse  “kërkesat” e fundit të Prishtinës do të konsiderohen si të pakuptimta dhe shtoi se kishte të drejtë kur kishte  vlerësuar se “jemi shumë afër vijave të kuqe në bisedime” të cilat sipas tij nuk duhet kaluar nëse e vlerësojnë vendin dhe Kushtetutën.

Nikoliq ka thënë poashtu për gazetën serbe “Novosti” se siç i quajti ai “në institucionet e përkohshme të Prishtinës” kanë bërë vlerësime të gabuara lidhur me atë “se ka ardhur koha për të vendosur kushtet pa të cilat nuk mund të vazhdohen në negociata”.


“Edhe vetë Bashkimi Evropian përmbahet nga vendosja  e kushteve, pranimi i të cilave do të thoshte pranimin e pavarësisë së krahinës jugore serbe”, ka thënë Nikoliq, përcjellë Klan Kosova.

“Shqiptarët i përdorin negociatat që Serbia përmes tyre t’iu jep sa më shumë të drejta dhe në qoftë se nuk shkon asisoj, atëherë përmes negociatave bilaterale, të kërkohet pranimi  dhe anëtarësimi në organizatat që duhet të jenë organizata të  shteteve. Kjo nuk është një bazë për negociata të sinqerta, të cilat nga ana e tyre nuk kanë qenë deri më tani”, tha Nikoliq, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori