LAJMI I FUNDIT:

Studenti amerikan bëhet pjesë e Universitetit “Isa Boletini”

Studenti amerikan bëhet pjesë e Universitetit “Isa Boletini”

Në krejt informacionet që kishte kërkuar për Kosovën dhe Mitrovicën në internet kishte gjetur ato për Urën e Ibrit dhe problemet që ndodhnin herë pas herë aty.

Kishte qenë i frikësuar në fillim, mirëpo më në fund kishte vendosur që të vinte pikërisht në Mitrovicë, më saktë në Universitetin “Isa Boletini”, për të kryer një projekt studimor.


Kyle Sweeney, një i ri i rritur në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka përfunduar studimet “Bachelor” në një program që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin.

Ai ka pranuar se perceptimet që kishte krijuar për Kosovën nga informacionet që kishte lexuar në internet nuk ishin shumë të mira.

“Ideja që kisha krijuar për Kosovën nga informacionet që kisha parë dhe realiteti këtu janë krejt ndryshe. Më duket vend i qetë, ndërsa njerëzit shumë miqësor”.

Sweeney, thotë se më herët nuk kishte shumë informacione për Kosovën, mirëpo gjatë punës kërkimore në Universitet ka hasur në punime shkencore për ujërat dhe gjendjen e mjedisit në Mitrovicë.

“Pasi kam lexuar ato punime jam bindur se Kosova dhe veçanërisht Mitrovica, paraqet një rast shumë të mirë për studim, prej ku mund të përfitoj shumë në aspektin profesional”, tha ai.

Pasi ishte bindur se Mitrovica mund t’i shërbente idesë për të kryer një projekt shkencor që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin, me të cilin do të regjistroj studimet Master në SHBA, ai kishte aplikuar dhe kishte fituar bursën Fulbright dhe prej tetorit të këtij viti është vendosur në Kosovë.

Projektin e tij studimor, Swenney do ta kryej në kuadër të Fakultetit të Gjeoshkencave të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai do të qëndroj një vit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori