“70 mësimdhënës në shkollat e komunës së Prizrenit janë me shkollë të mesme” tha në emisionin “Aktuale” në Televizionin e Prizrenit, Bujar Nerjoval, punëtor shumëvjeçar i Arsimit, anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë shifër të Nerjovajt as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi drejtori i ri i Arsimit në Prizren, Zahadin Shemsedini.
Ai pranoi se ka mësimdhënës në shkollat e Komunës së Prizrenit që janë me shkollë të mesme, por shtoi se numrin e saktë nuk e di.
“Po kur po i nënshkruaj kontratat po e shoh se mësimdhënësit janë me shkollë të mesme. Drejtorët e shkollave janë përgjegjës dhe ata në drejtorinë e Arsimit duhet t’i paraqesin rastet e të mos i mbajnë të fshehura. Në rastet që i kam gjetur menjëherë kam reaguar duke e shpallur konkursin për atë vend pune”, tha Shemsedini.
Skender Susuri, njohës i rrethanave dhe zhvillimeve në Arsimin parauniversitar , tha se nuk ka ndonjë rregullore apo ndonjë vendim të veçantë me të cilin këta persona do të mbaheshin në punë si mësimdhënës.
“Ligjërisht asnjë rregullore dhe asnjë vendim nuk i mban këta mësimdhënës në vendet e tyre të punës” tha Susuri.
Këtë e konfirmoi edhe drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, i cili u shpreh kategorik se do të reagojë, për të gjitha rastet dhe insistoi se ato duhet të paraqiten nga drejtorët e shkollave.
“Për 17 vjet të gjithë këta mësimdhënës me shkollë të mesme kanë pasur kohë dhe mundësinë që ta kryejnë fakultetin, jo njëherë po katër herë, prandaj nuk do të ketë lëshime për asnjë rast, bile ata duhet të jenë falënderues që kaq vite kanë marr paga të pakualifikuar”, tha Shemsedini.
Në prokurorinë e Prizrenit, është duke u hetuar pikërisht punësimi i paligjshëm në Drejtorinë e Arsimit, në një rast, kur sipas informacioneve të Gazetaere.com, janë mbi 30 dëshmitarë, që dëshmojnë për dyshime për keqpërdorime nga më të ndryshmet.
Të akuzuar janë ish drejtori i Arsimit dhe 5 zyrtarë të tjerë, të cilët vazhdojnë të punojnë në DKA. /Gazetaere.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit