Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Asociacioni i komunave serbe do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që është ruajtur territori i Kosovës dhe nuk është humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që po insiston opozita.
Ai në seminarin “Rose Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka folur edhe për rrugën e Kosovës drejt NATO-s.
“Ne jemi në rrugë të mirë të përkushtimit euroatlantik, rrugë që të bëhemi pjesë e projekteve euroatlantike. Sa i përket NATO-s, interesi jonë është që të kemi bashkëpunim aktiv me NATO-n. Jemi të interesuar që edhe më tutje të qëndroj në Kosovë. Gjatë periudhës së pasluftës kemi pasur prioritete të ndryshme. Si qeveri jemi pacaktuar që tani prioritet të kemi zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, ngritjen e cilësisë në arsim dhe shëndetësi. Vitin e kaluar e kemi përmbyll me një rritje ekonomike mbi 4 %. Perceptimi për korrupsionin në Kosovë është akoma i lartë por kemi marrë masa për adaptimin e ligjeve për luftimin e korrupsionit, kemi një efikasitet më të lartë të Prokurorisë, Gjyqësisë”, tha ai.
Mustafa u ndal edhe te kundërshtimi i opozitës sa i përket marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionin, duke thënë se në një formë ka ndikuar që një kohë të rëndësishme ta humbin duke u marrë me këto çështje.
“Kemi pasur protesta të dhunshme, por kemi arrit t’i tejkalojmë. Asociacioni do të themelohet, ndërkaq sa i përket demarkacionit, Qeveria është e bindur që e kemi ruajtur territorin e Kosovës dhe s’kemi humbur asnjë metër katror, përkundër asaj që opozita thotë se po humbim territor”, tha ai.
Mustafa u ndal edhe te terrorizmi, duke thënë se edhe Kosova nuk a qenë imun ndaj njerëzve që janë bashkuar në fronte të ndryshme të luftës jashtë vendit.
“Kemi arritur që nga shtatori i vitit të kaluar që asnjë qytetar të mos bashkohet në konfliktet e jashtme përmes punës që kanë bërë institucionet lidhur me këtë. Kemi aprovuar strategjinë për luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, është arrit rezultat mjaftë i madh. Jemi të interesuar të rrisim dhe forcojmë sigurinë. Gjendja e sigurisë në vend është e mirë, jemi të kënaqur me FSK-në, presim që kjo forcë nesër të jetë anëtare e NATO-s dhe para kësaj të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës…”, tha Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak