LAJMI I FUNDIT:

Barzagli i zemëruar pas humbjes nga Milani

Barzagli i zemëruar pas humbjes nga Milani

Andrea Barzagli është shprehur i zemëruar pas humbjes së Juventusit nga Milani, si edhe për shkak të golit të anuluar.

Bianconerët pësuan nga goli i vetëm i Manuel Locatellit, ndërsa në pjesën e parë u anulua një gol i Miralem Pjanicit.


“Jam shumë i hidhëruar për shkak të humbjes, prandaj nuk mund të komentoj për mënyrën si kam luajtur”.

“Më duhet të them se dy momente të ndeshjes shkuan keq për ne. Natyrisht se kemi luajtur më mirë në rastet tjera kur kemi fituar dhe meqë kemi humbur këtë herë, do të thotë se është dashur të luanim më mirë”.

“Goli u anulua pas diskutimit nga gjyqtari dhe zyrtari i vijës së golit. Ata ndoshta vendosën që Bonucci e pengonte Donnarumman me praninë e tij”.

“Është paksa shqetësuese që u anulua në mënyrë jokorrekte, por ne i patëm edhe 60 minuta të tjera për të fituar, por dështuam”, ka deklaruar Barzagli. /Telegrafi/