LAJMI I FUNDIT:

Të dhëna për komunikacionin në Maqedoni

Të dhëna për komunikacionin në Maqedoni

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në të gjitha rrugët në vend zhvillohet pa pengesa, por në korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunikacioni në rrugët jasht hapësirave të qyteteve është i dobët, ndërkaq në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje-dalje nga Maqedonia, në pjesën e Maqedonisë.


LAMM-ja udhëzon pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën. Vëmendje të posaçme të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka malore, ku mund të ketë edhe rrokullisje gurësh./Telegrafi/