Për herë të parë gastroskop 3D në nivel të Shtëpisë shëndetësore-Shkup

Video gastroskop më bashkëkohor është instaluar në Poliklinikën e Çairit, me çka për herë të parë vendoset gastroskopi në nivel të Shtëpisë shëndetësore Shkup. Do të kryhen mbi 600 gastroskopi në vit ose mbi 10 për qind nga numri i përgjithshëm të cilat bëhen në nivel të Shkupit. Gastroskopi është në vlerë prej 4,1 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Poliklinikën e Çairit sot e vizitoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili deklaroi se punojnë në vendosjen në funksion të gastroskopit dhe deri më tani për këtë shërbim shëndetësor, pacientët janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ose në Qendrën klinike, ku bëhet kjo procedurë intervente diagnostike.
“Mjekja e cila do të punojë në gastroskop ishte për edukim në Turqi dhe në Bullgari dhe për fillim do të ketë mbështetje edhe nga SPQ ‘8 shtatori’. Është paraparë të punohen mbi 600 gastroskopi në vit që do të thotë diçka më shumë se 10 për qind nga numri i përgjithshëm të cilët bëhen në nivel të Shkupit”, tha Todorov.
Sipas tij, kjo do të thotë se për më shumë se 10 për qind do të zbrazen klinikat në Shkup dhe SPQ “8 Shtatori” dhe për po aq do të zvogëlohet koha e pritjes. Theksoi se më e rëndësishme është ajo që pacientët do të mbesin në institucion ku e marrin shërbimin në nivel sekondar.
Drejtoresha e Shtëpisë shëndetësore Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq, tha se gastroskopi është endoskop fleksibil fibroptik dhe do të kryhet diagnostikë endoskopike në traktin e sipërm gastrointestinal, të ezofagut, stomakut dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore.
Drejtori ekonomik i Shtëpisë shëndetësore Shkup, besim koka tha se do të investojnë në metoda të cilat nuk janë shfrytëzuar në Shtëpinë shëndetësore Shkup dhe shërbimet shëndetësore do të jenë më afër qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker