LAJMI I FUNDIT:

Edin Dzeko i kënaqur me golat dhe fitoren

Edin Dzeko i kënaqur me golat dhe fitoren

Edin Dzeko, autor i dy golave në fitoren e Romës kundër Napolit (1-3), ka thënë se është i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe golat e shënuara.

Sulmuesi boshnjak lavdëroi paraqitjen e ekipit të tij, sepse sipas tij, Roma bëri një ndeshje të madhe.

“Unë nuk e di nëse kjo ishte loja më e mirë e Romës në këtë sezon. Kemi dashur të luajmë lojën tonë dhe ne e bëmë atë”, ka thënë Dzeko.


“Nuk është e lehtë për të fituar në Napoli dhe të besh tre gola. Ne bëmë lojë rë mirë dhe ne treguam se kemi karakter të madh”.

“Dy golat e mia janë shumë të rëndësishme për mua. Unë gjithmonë dua të bëjë më shumë”, ka theksuar ai.