LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen Dzeko, Roma triumfon në Napoli (Video)

Shpërthen Dzeko, Roma triumfon në Napoli (Video)

Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ka qenë vendimtar në fitoren e Romës në udhëtim te Napoli me dy gola të shënuara.

Ndeshja kryesore e javës së tetë në Serie A i takoi Romës që triumfoi me rezultat të ngushtë 3-1.

Pjesa e parë filloi më mirë për mysafirët të cilët vazhdimisht kontrollonin topin në fushë dhe shpesh here rrezikonin nëpërmjet Edin Dzekos dhe Mohamed Salah.


Pikërisht kjo dyshe funksionoi në mënyrë fantastike dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi Koulibaly bëri një gabim dhe humbi topin përball Salah, ndërsa ky i fundit shërbeu bukur Dzekon që shënoi për 0-1.

Dzeko1
Dzeko gjatë një aksioni në ndeshjen ndaj Napolit

Edhe në pjesën e dytë ishin kryeqytetasit të cilët e nisën më mire mkëtë përballje.

Po kalonte minuta e 54-të, kur Alessandro Florenzi harkoi bukur në zonë dhe gjeti Edin Dzekon i cili me kokë ngriti epërsinë në 2-0 (54’).

Epërsia e dyfishtë e Romës nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi ishte mbrojtësi Kalidou Koulibaly i cili ngushtoi epërsinë në 1-2 pas një goli të shënuar me kokë.

De Rossi dhe Alan gjatë një dueli
De Rossi dhe Alan gjatë një dueli

Napoli bënte presion për ta barazuar rezultatin, mirëpo Martens dhe Callejon nuk arritën t’i shfrytëzonin rastet e krijuara përballë portierit mysafir Szcesny.

Por ishte minuta e 85-të e ndeshjes kur sulmuesi këmbëshpejtë Mohamed Salah doli përballë portierit Pepe Reina dhe shënoi për 3-1.

Pas kësaj fitore Roma është ngjitur në pozitën e dytë me 16 pikë të tubuara, ndërsa Napoli ka zbritur në të tretën me 14 sosh.

Javën e ardhshme Roma do të jetë nikoqire e Palermos në ‘Olimpico’, ndërsa Napoli do të luajë në udhëtim tek Crotone. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=K4O_Ha2zfwc

https://www.youtube.com/watch?v=ooXb_81wRfI

https://www.youtube.com/watch?v=U5zDcvUF5yM

https://www.youtube.com/watch?v=1fzfL5N0QHk

Në trend Sport

Më shumë
Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Ligat tjera
Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

La Liga
Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në

Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në "Fadil Vokrri"

Përfaqësuesja e Kosovës

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Cristiano Ronaldo nuk i ka pesë Topa të Artë

Ndërkombëtare
Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Duplantis mahniti përsëri botën, ai është më i shpejtë në 100 metra sprint sesa rekordmeni botëror nga Norvegjia

Sport
Kalo në kategori