LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e radhës

Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e radhës

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 124 në të cilën duhet të votojë për propozimin e ligjit për punësim të 100 studentëve më të mirë të diplomuar nga universitetet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë ligj Kuvendi do të votojë pasi paraprakisht Komiteti për Marrëdhënie në mes Bashkësive të deklarojë nëse duhet të votojë me dy të tretën e shumicës parlamentare, me kërkesë të deputetit Talat Xhaferit.

Ai në mbledhjen e djeshme kuvendore kërkoi për vendimin e propozuar ligjor të votohet sipas Badinterit dhe për këtë propozim të tij të sqarohet Komiteti për Marrëdhënie të Bashkësive.


Kuvendi duhet të shqyrtojë edhe propozim ligjin për përfitimet tatimore, doganore dhe për përfitimet tjera fiskale lidhur me mbajtjen e UEFA Super Cup 2017 në Maqedoni, propozim ndryshimet e ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë parapaqëse (Fondet IPA), ndryshimet e ligjit për kryerjen e punëve tw kontabilitetit, si dhe propozim ligjin për plotësimin e ligjit për tatim të fitimit dhe ndryshimet e ligjit për sport, të gjitha me procedurë të shkurtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Vendimet e Qeverisë së RMV-së po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Politikë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Toshkovski: Nënshkruam protokollin për pikat e përbashkëta kufitare me Kosovën

Politikë
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kalo në kategori