Shpërbërja e parlamentit në Maqedoni kushtëzohet me miratimin e buxhetit
Partia maqedonase në opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Parlamentit të Maqedonisë, në të cilën do të duhet të shqyrtohet shpërbërja e kuvendit të Maqedonisë, njofton REL.
Me këtë veprim, sipas tyre, betonohet data e mbajtjes së zgjedhjeve më 11 dhjetor, ashtu siç arritën ujdi liderët e katër partive kryesore politike më 31 gusht, të njohur si marrëveshja e Përzhinos.
“Si pjesë e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, ne deputetët jemi të obliguar të dëshmojmë se e respektojmë marrëveshjen, për të garantuar zgjidhjen e krizës dhe për t’i mundësuar jetë më të mirë qytetarëve.”
“Çdo përpjekje për shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendi nga ana e shumicës, OBRM-PDUKM dhe BDI, do të jetë dëshmi shtesë se qeveria e Nikolla Gruevskit dëshiron të ikë nga zgjedhjet e 11 dhjetori”, ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, pasi këtë kërkesë e ka dorëzuar edhe te kryeparlamentari, Trajko Veljanovski.
Kërkesë për shpërndarjen e Parlamentit të Maqedonisë ka dorëzuar dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, parti kjo e vogël maqedonase, e cila është pjesë e Qeverisë së Maqedonisë.
“Kriza politike në Maqedoni është stërzgjatur dhe po i shkatërron perspektivat dhe zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, janë të domosdoshme zgjedhjet korrekte dhe të besueshme”, deklaroi Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike, duke theksuar se paraprakisht duhet të miratohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ai për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.
Partia më e madhe maqedonase, OBRM-PDUKM, përmes një komunikate me shkrim, i bën thirrje kryetarit të parlamentit që të thirr mbledhje urgjente, që fillimisht të marrë vizë buxheti për vitin 2017, i cili ka hyrë në procedurë më herët se vitet paraprake, për shkak të zgjedhjeve në dhjetor. Menjëherë pas kësaj, kërkohet që të caktohet mbledhja për shpërbërjen e parlamentit të Maqedonisë.
“Nëse LSDM është e bindur se do ta fitojë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nuk është kontestuese që në seancën e parë të votohet bilanci i buxhetit. Mos sjellja e Buxhetit do të ishte një rrezik potencial për futjen e shtetit në krizë financiare, përskaj krizës politike për të cilën po luftojmë që ta tejkalojmë”, theksohet në komunikatën për media të partisë maqedonase në pushtet, OBRM-PDUKM.
Arben Halili, njohës i çështjeve ekonomike, këtë insistim të OBRM-PDUKM-së e sheh si qëllim të pushtetit që të vjelë pikë politike gjatë zgjedhjeve, duke i joshur me projekte kapitale, për të cilat, siç thotë, realisht nuk ka mundësi që të realizohen.
“Arsyeja e vetme se pse insistohet të miratohet buxheti para se të shpërbëhet parlamenti është shumë e thjeshtë. Ky buxhet, ashtu si shumë të tjerë, por veçanërisht ky buxhet, i projektuar për vitin 2017, paraqet një nga fushëbetejat për vjeljen e votave gjatë procesit zgjedhor, duke promovuar me shumë pompozitet projektet kapitale që do të duhet të miratohen në bazë të këtij buxheti, por që realisht çdo qeveri më pas do të jetë e detyruar të bëjë rishikimin e buxhetit, duke shkurtuar mjetet për projekte e parapara”, vlerëson Halili.
Ndërkohë, Shërbimi për Informim i Parlamentit të Maqedonisë ka njoftuar se “Pika për shpërndarjen e Kuvendit do të vendoset në rend dite më 17 tetor, menjëherë pas pikës për miratim të Buxhetit për vitin 2017”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë