Grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Prishtinës ka akuzuar udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, në krye me kryetarin Shpend Ahmeti, për keqmenaxhimin e institucioneve në kryeqytetin e Kosovës.
“Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se ndërprerja e punës nga inspekcioni në institucionin parashkollor ‘Gëzimi Ynë’, për shkak të kushteve të rënda për punë dhe pamundësisë të qëndrimit sipas orarit të fëmijëve, është pasojë e dështimeve të Komunës dhe udhëheqësisë së saj në menaxhimin e institucioneve, si në rastin e kësaj qerdheje”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
LDK thotë se “Janë prindërit ata që flasin dhe reagojnë atëherë kur gjendja bëhet e padurueshme.
Përpjekjet për të fshehur ndërprerejn e punës në një nga objektet e kësaj qerdheje, duke e lejuar një numër të vogël të fëmijëve për qëndrim në qerdhe në objekte të tjera të kompleksit, me gjendje pothuajse të njëjtë, tregon se qeverisja në Prishtinë po përpiqet t’i fshehë të gjitha dështimet, të mos ketë transparencë dhe llogaridhënie”.
Sipas Grupit të LDK-së, udhëheqja e Prishtinës ka hyrë në fazën më të rëndë të dështimeve, me pasoja të rënda për kryeqytetin, “teksa po merret me çështje krejt të tjera nga ato për të cilat mori mandatin zgjedhor… me çështje jashtë domenit të saj ligjor dhe administrativ”.
LDK në Kuvendin e Prishtinës ka kërkuar nga kryetari Shpend Ahmeti të ndërmarrë masat e duhura që Komunës të mos i mbyllen qerdhet për shkak të kushteve të rënda për fëmijë.
“Kërkohet që udhëheqësia e Komunës të merret me mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës më shumë e jo me çështjet e nivelit qendror të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj