LAJMI I FUNDIT:

Porosia e Shalës pas ndeshjes (Foto)

Porosia e Shalës pas ndeshjes (Foto)

Herolind Shala ka fituar vendin në formacionin bazë të Kosovës.

I kanë mjaftuar 15 minuta në ndeshjen ndaj Kroacisë ku dha gjithçka nga vetja për të fituar fanellën e titullarit edhe ndaj Ukrainës.

Mesfushori nga Drenasi ishte më i miri në fushë ndeshjen e mbrëmshme kur Kosova humbi me rezultat 3-0.


Shala luajti gjatë tërë takimit ndërsa pasimet e tij ishin fantastike, si ai i minutës së 77-të kur shërbeu bukur nga largësia Bernard Berishën i cili e goditi transversalën.

Pas ndeshjes Shala ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se u munduan shumë në këtë takim por fati ia ktheu shpinën.

“U munduam shumë por në fund fati na ktheu shpinën. Do të rritemi edhe më shumë, do të ju bëjmë krenar. Faleminderit shumë për mbështetjen e madhe që po na jepni, ajo do të na rrisë edhe më shumë”, shkroi Shala.

24-vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët më të lavdëruar nga analistë të shumtë në Kosovë pas ndeshjes falë atyre pasimeve mbresëlënëse që i bënte gjatë ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

Aguero nuk tregon mëshirë për Barcelonën, e dërgon në gjykatë

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Arteta rikthen interesimin për top sulmuesin

Premier League
Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Paqueta tani në telashe më të mëdha - ai rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli

Premier League
Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Goditi lojtarin kundërshtar, federata angleze merr vendim për Nicolas Jackson

Premier League
Kalo në kategori