BE: Zgjedhjet e lira më 11 dhjetor, kusht për zgjidhjen e krizës në Maqedoni
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të parapara për më 11 dhjetor, janë thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë dhe ato doemos duhet të mbahen, në atmosferë të lirë dhe demokratike. Kështu kanë porositur përfaqësuesit ndërkombëtarë duke komentuar informacionet jozyrtare rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve për herë të tretë gjatë këtij viti.
Përplasjet mes partive politike për punën e Prokurorisë Speciale, e cila po heton dhjetëra zyrtarë të lartë për vepra të rënda penale dhe një nismë në Gjykatën Kushtetuese për shuarjen e këtij institucioni, kanë ngritur dilemat se partitë në pushtet, për t’i ikur përgjegjësisë para këtij institucioni, po përgatiten për një shtyrje të re të zgjedhjeve.
“Një fushatë fer me zgjedhje të besueshme në dhjetor janë kushti kryesor dhe hapi i parë i zgjidhjes së krizës së gjatë politike. Kjo krizë ka goditur seriozisht jo vetëm sistemin politik, por edhe themelet e sundimit të së drejtës dhe të rendit demokratik, duke paralizuar vendin një kohë të gjatë”, ka deklaruar shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton REL.
Mesazhe për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve pritet të përcjell edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, gjatë vizitës që pritet të realizojë nga fundi i javës së ardhshme në Shkup.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se vizita e komisionarit Hahn mund të jetë vendimtare në vulosjen e datës së zgjedhjeve.
“Komisionari Hahn vjen me qëllim të përforcimit të datës së zgjedhjeve në dhjetor, pasi dy partitë qeverisëse, OBRM-PDUKM dhe BDI, tashmë kanë filluar me obstruksionet e tyre të njohura kundër procesit të zgjidhjes së krizës. Pra, vlerësoj se janë paraqitur shenjat e para se ato ndoshta nuk janë të kënaqura me datën 11 dhjetor, duke tentuar që zgjedhjet parlamentare t’i bashkojnë me ato lokale, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”.
“Por, nga ana tjetër është e qartë se opozita nuk ka asnjë interes për shtyrjen e mëtejme të zgjedhjeve pasi tani janë plotësuar kushtet që janë paraparë me aneksin të fundit të marrëveshjes që u zyrtarizua në takimin e partive politike”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Stevo Pendarovski, profesor universitar dhe ish-kandidat për president të Maqedonisë.
Ndërkaq, ish-diplomati Alajdin Demiri, thotë se ndërkombëtarët, si garantues të marrëveshjes politike, do të përcjellin ndoshta mesazhin e fundit për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe zgjidhjen e krizës politike, pavarësisht se kjo mund të mos u shkojë për shtati partive të caktuara.
“Është alarmi i fundit që duhet t’u jepet partive politike në Maqedoni që më në fund të kthjellohen që t’i realizojnë qëndrimet e Marrëveshjes së Përzhinës. Nuk e di a do të insistojë në mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor, por gjithsesi se kjo është ngushtë e lidhur me punën e Prokurorisë Speciale. Shkurt thënë kjo do të jetë ofensiva e fundit që politika maqedonase të mbledhë mendtë dhe të nxjerrë vendin nga kriza”, vlerëson Demiri.
Por, si Demiri, ashtu edhe Pendarovski vlerësojnë se pavarësisht mesazheve të tilla, partitë në Maqedoni, e në veçanti ato në pushtet, nuk do të ndalen në krijimin e, siç thonë, pengesave në punën e Prokurorisë Speciale, e cila për momentin është armiku i tyre më i madh.
“Gjendja politike tani një vit e gjysmë është e tensionuar dhe ndoshta edhe më e tensionuar do të jetë deri më 11 dhjetor pasi është i qartë qëllimi tyre, që të vazhdojnë me pengesat në Punën e Prokurorisë Speciale, pasi ky institucion është armiku i tyre më i madh dhe jo opozita. Nga Prokuroria Speciale ato shohin rrezikun më të madh për të gjitha punët që kanë bërë, e të cilat i kemi dëgjuar nga afera e përgjimeve”, thekson Pendarovski.
I të njëjtit mendim është edhe ish-diplomati Alajdin Demiri.
“Kjo është një strategji e partive politike e pushtetit që të shpëtojnë nga ndjekja. Pra, logjika e sulmeve qëndron te paniku i këtyre dy partive që të shpëtojnë nga ndjekja reale, pasi ato e dinë se çfarë krimesh kanë bërë dhe Prokurorinë Speciale e përjetojnë si rrezik të madh”, pohon Demiri.
Edhe pse partitë si datë të zgjedhjeve kanë caktuar 11 dhjetorin, megjithatë, kjo duhet të dekretohet nga Kuvendi i Maqedoni, i cili vendimin duhet ta sjellë pas datës 12 tetor, apo më së voni 60 ditë para zgjedhjeve, nëse si datë përfundimtare caktohet ajo për të cilën janë marrë vesh partitë, më 31 gusht./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan
Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit për Punë Sociale
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025