LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Policia e klanit “Pronto” arrestoi Naser Shatrin

Vetëvendosje: Policia e klanit “Pronto” arrestoi Naser Shatrin

Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Shatrin.

Vetëvendosje thekson se aktivisti Shatri, njëkohësisht ish-ushtar i UÇK-së, është arrestuar në  lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të veturave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja Vetëvendosje paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi.

“Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren”, thuhet në njoftim.


Sipas VV-së, klani “Pronto” në vazhdimësi është duke e përdorur Policinë si mjet për ta luftuar opozitën, teksa aferat e këtij klani sa vijnë e shtohen.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu siç u dëshmua se misioni i EULEX-it është i padrejtë e i korruptuar, po aq e qartë është nevoja për largimin e klanit ‘Pronto’ nga pushteti, këtij organizimi kriminal që po e shkatërron vendin”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas VV-së, përpjekja e tyre për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë.

“Lufta jonë për drejtësi do të vazhdojë. Çlirimi i Kosovës nga klani ‘Pronto’ do të ndodhë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori