LAJMI I FUNDIT:

Morata prej përvojës: E di sa e vështirë do të jetë kundër Shqipërisë

Morata prej përvojës: E di sa e vështirë do të jetë kundër Shqipërisë

Alvaro Morata ka folur rreth takimit me Shqipërinë.

Spanja do të takohet ditën e diele me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2018.

Sulmuesi spanjoll mendon se do të jetë një sfidë e vështirë kundër Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë, sepse fusha e tyre është e tillë. Kam luajtur atje më parë me U-21 dhe ishte një ndeshje për t’u harruar. Ishte shumë e vështirë për t’u fituar. Por ne do të shkojmë në Shqipëri për të dhënë gjithçka”, ka thënë Morata.

Takimi do të zhvillohet me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran ‘Loro Boriçit’. /Telegrafi/