LAJMI I FUNDIT:

Gashi thotë se Veseli po sillet si kryeministër, me mentalitet të nëntokës

Gashi thotë se Veseli po sillet si kryeministër, me mentalitet të nëntokës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeparlamentari, Kadri Veseli, hyri në kompetencat e kryeministrit, kur nënshkroi memorandumin me kompaninë amerikane Stone Alliance një ditë më parë.

Gashi tha se ai veprim do të duhej të bëhej nga shefi i qeverisë e jo nga kryetari i Kuvendit.

“Kadri Veseli nuk ka të drejtë të merr kësi vendime në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës e as të Kushtetutës së Kosovës. Kjo është punë e kryeministrit, pra e shefit të ekzekutivit”, tha Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.


Gashi këtë veprim e ka quajtur një papjekuri politike të Veselit, i cili është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Veseli është shfaqur i papjekur politikisht. Ai nuk është sjellë mirë në raport me partnerin e koalicionit, pra Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse nuk është qartësuar se çfarë përmban memorandumi i nënshkruar. Është mentalitet i nëntokës, dhe ai po sillet kështu në politikbërje”.

Gashi ka kritikuar Veselin edhe për premtimet që u ka dhënë futbollistëve kosovarë së fundmi.

“Veseli nuk mund ta shpërblejë secilin lojtar me nga 100 mijë euro, nuk ka linjë buxhetore se si mund ta bëjë këtë. Ai mund ta bëjë këtë vetëm me paratë e tij”, tha ai.

Deputeti i LDK-së nuk ka thënë nëse koalicioni qeveritar ka një të ardhme të mirë ose jo. Por ai ka deklaruar se ekziston një marrëveshje që parasheh se mandati i qeverisë përfundon më 2018, tha ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori