LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Prishtina Football Fest, ndiqeni në shesh superndeshjen Kosovë-Kroaci

Rikthehet Prishtina Football Fest, ndiqeni në shesh superndeshjen Kosovë-Kroaci

KD Events & Communications sërish organizon Prishtina Football Fest për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë te Sheshi Skënderbeu.

Nesër, më 6 tetor, zhvillohet ndeshja e shumëpritur Kosovë – Kroaci, ndërsa edhe këtë here si vetiniciator, KD Events & Communications organizon transmetimin publik për të gjithë sportdashësit që nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë për në Shkodër.


pr1

Ata do ta kenë mundësinë që në ambient të hapur ta përcjellin ndeshjen, prandaj “ejani ta përjetoni ndeshjen në maksimum nën atmosferën impozante, me ekrane gjigante, zërim profesional, fishekzjarrë dhe shume befasi të tjera”, thuhet në njoftimin e organizatorit.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e dytë kualifikuese e përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/