LAJMI I FUNDIT:

Suarez vazhdon kontratën me 16 milionë euro pagë

Suarez vazhdon kontratën me 16 milionë euro pagë

Luis Suarez ka marrë ofertë për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

E përditshmja sportive katalane Sport ka njoftuar se ish sulmuesi i Liverpoolit do të vazhdojë qëndrimin e tij në “Camp Nou” deri në vitin 2020.

Me marrëveshjen e re, Suarez do të përfitojë plot 16 milionë euro në vit (në total 65 milionë euro), duke u bërë një prej futbollistëve më të paguar tek gjiganti katalan.


Suarez është një prej futbollistëve kryesorë tek Barcelona, andaj drejtuesit e klubit dëshirojnë ta sigurojnë qëndrimin e tij afatgjatë në “Camp Nou”.