LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për korrupsion në organizimin e ndeshjes Kosovë-Kroaci

Dyshime për korrupsion në organizimin e ndeshjes Kosovë-Kroaci

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e vartëses së tij Diturie Hoxha. Kontrata ka të bëjë me organizimin e ndeshjes së futbollit mes Kosovës dhe Kroacisë.

Ora 20 e 45 minuta e së enjtes, më 6 gusht, do të shënojë një arsye për festë dhe mburrje. Është hera e parë që përfaqësuesja e Kosovës do të luaj një ndeshje të vlefshme si nikoqir.

Liderët shtetëror dhe krerët e federatës do të jenë aty, të gatshëm për t’ia atribuuar vetes “sukseset” e organizimit të ndeshjes së parë ndërkombëtare të vlefshme për botërorin “Rusia 2018”.


Por, në prapaskenë gjërat janë zhvilluar në drejtim të kundërt.

Dy stadiumet që janë në proces të rinovimit, pritet të jenë të gatshëm në vitin e ardhshëm sipas standardeve të FIFA-s (Video)
Lexo po ashtu Dy stadiumet që janë në proces të rinovimit, pritet të jenë të gatshëm në vitin e ardhshëm sipas standardeve të FIFA-s (Video)

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) janë përfshirë në një skemë të konfliktit të interesit, e cila nxit dyshime për korrupsion.

Insajderi ka zbuluar se FFK-ja vendosi që organizimin e ndeshjes ta bëjë kompania private “Sheshi” Sh.P.K, e cila është në pronësi të zyrtares së lartë të FFK-së, Diturie Hoxhës. Ajo mban postin e drejtoreshës për marketing dhe marrëdhënie me publikun në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Insajderi ka siguruar kopjen e kontratës së lidhur mes Federatës së Futbollit, kompanisë Sheshi Sh.P.K si organizatore e ndeshjes si dhe kompanisë “Moneta Moneygram) si distributore e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci. Kompania “Sheshi”, e zyrtares Diturie Hoxha është angazhuar për shtypjen dhe shpërndarjen e biletave tek kompania “Moneygram”.

Po ashtu, bazuar në këtë kontratë, “Moneygram” obligohet që më së largu, më datën 7 tetor, një ditë pas ndeshjes, të transferojë në llogarinë e “Sheshi” Sh.P.K, shumën e parave të mbledhura nga shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Skandaloze: Biletat e lojës ‘Kosovë – Kroaci’ në tregun e zi! (Foto)
Lexo po ashtu Skandaloze: Biletat e lojës ‘Kosovë – Kroaci’ në tregun e zi! (Foto)

Një nen tjetër i kësaj kontrate lë shumë hapësirë për dyshime.

Neni 3.6 i kontratës thotë: Transferi i mjeteve nga shitja e biletave do të bëhet në mënyrë sukcesive nga komisionari (Moneygram) te organizuesi i aktivitetit (Sheshi) brenda afatit prej 24 orëve.

Ndërsa nga komisionari (Moneygram) te komitenti (Federata e Futbollit…) sipas marrëveshjes specifike të lidhur në mes të komitentit dhe organizatorit të aktivitetit (Sheshi Sh.P.K).

kontrate2-225x300 kontrate3-225x300

Vokrri dhe Hoxha heshtin ndaj skandalit

Insajderi ka kërkuar sqarime nga Federata e Futbollit lidhur me këtë nen.

E ka pyetur se a transferohen më pas paratë nga shitja e biletave nga llogaria e kompanisë “Sheshi” në llogarinë e FFK-së? Nuk ka marrë përgjigje.

Federata nuk ka dhënë sqarime as për sa i përket numrit të biletave të nxjerra në shitje, numrin e biletave të shitura deri më tash e as për kontraktimin e kompanisë private në pronësi të zyrtares së FFK-së.

Mungesa e katër lojtarëve kyçë te Kroacia: Kështu do të duket formacioni kundër Kosovës (Foto)
Lexo po ashtu Mungesa e katër lojtarëve kyçë te Kroacia: Kështu do të duket formacioni kundër Kosovës (Foto)

Ngjashëm ka vepruar edhe Diturie Hoxha.

Nuk ka dhënë përgjigje se pse pikërisht kompania e saj është përzgjedhur nga Federata e Futbollit për tu marrë me organizimin e ndeshjes Kosovë-Kroaci.

dituuia 1
Diturie Hoxha mban postin e drejtoreshës për marketing dhe marrëdhënie me publikun në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Shitja e biletave krijon polemika dhe ankesa për çmimet

Edhe zbatimi i kësaj kontrate u përshkua me parregullësi, u raportua se biletat për ndeshjen Kosovë – Kroaci kanë shkaktuar plot polemika. Biletat e kësaj ndeshjeje dolën në shitje të enjten e 29-shtatorit derisa çmimet e tyre varionin prej 7 eurove më të lirat, deri tek ato më të shtrenjtat, që kushtonin 55 euro.

Për të siguruar një vend në ulëset VIP, duhej paguar deri në 130 euro.

Çmimet e biletave për këtë ndeshjen Kosovë-Kroaci:

Tribunat E/C = 7 Euro

Tribunat D1/D4 = 15 Euro

Tribuna D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 130 Euro

Shitjen e biletave e mori përsipër kompania për transferta parash “MoneyGram”, e cila kishte hapur qendra të shitjes vetëm në disa qytete të Kosovës. Mitrovica, Gjakova dhe Gjilani nuk kishin pika blerëse të biletave.

Fillimisht, tifozët nga disa qytete të Kosovës, si nga Mitrovica, Gjakova e Gjilani, e kanë shprehur pakënaqësinë dhe zhgënjimin për faktet se u është dashur të shkonin në qendra tjetër të vendit për të siguruar bileta.

Ndërkohë, edhe blerësit e biletave në Prishtinë janë ankuar për faktin se është vendosur vetëm një pikë e shitjes në kryeqytet, në një pikë të “MoneyGram”-it, e cila ka shkaktuar tollovi dhe pritje të gjatë të qytetarëve. Jo vetëm kaq.

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri tha se “çmimet e biletave të ndeshjes së Kosovës, janë të ngjashme me çmimet e ndeshjeve të kombëtares shqiptare”. FFK-ja nuk ka marrë parasysh se tifozët kosovarë duhet të udhëtojnë në një shtet tjetër për të ndjekur takimin e parë të përfaqësueses së tyre. /Insajderi.com

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Sport
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Kalo në kategori