LAJMI I FUNDIT:

Kroacia konfirmon mungesën edhe të futbollistit të Juventusit

Kroacia konfirmon mungesën edhe të futbollistit të Juventusit
EURO2016: Hrvatska - Španjolska

Marko Pjaca është futbollisti i fundit që ka pësuar lëndim dhe nuk do të mund të paraqitet kundër Kosovës.

Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kroacisë përmes një mesazhi në llogarinë e Twitterit.

FIFA e lejon Arbër Zenelin të luajë për Kosovën
Lexo po ashtu FIFA e lejon Arbër Zenelin të luajë për Kosovën

“Marko Pjaca shkaku i një lëndimi të kyçit të këmbës nuk do të luajë kundër Kosovës dhe Finlandës. I dëshirojmë shërim të shpejtë”, shkruan në njoftimin e HNS-ë.


Kujtojmë se Kosova dhe Kroacia do të takohen të enjten me fillim në ora 20:45 në stadiumin shkodran të Loro Boricit në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Rusia 2018.

Celina: Me këtë rezultat do ta mposhtim Kroacinë (Video)
Lexo po ashtu Celina: Me këtë rezultat do ta mposhtim Kroacinë (Video)

Vlen të theksohet se shkaku i lëndimeve kroatëve do tu mungojnë edhe Luka Modric, Ivan Rakitic si dhe Dejan Lovren. /Telegrafi/