LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për punësim të përkrahësve të Vetëvendosjes (Video)

Dyshime për punësim të përkrahësve të Vetëvendosjes (Video)

“Ditë e veçante me miq të veqant’ kështu kishte përshkruar në Facebook vizitën e Albin Kurtit në banesën e tij Misin Sadriu shtatorin e vitit të kaluar.
Një vit më vonë, mikpritësi i aktivistëve të Vetëvendosjes ka nënshkruar kontratë me komunën e Prishtinës për të ushtruar aktivitetin e shtëpiakut në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Disa javë më parë, një raport në KALLXO.com ka ngritur dyshime se një simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje është punësuar në cilësinë e shtëpiakut në Shkollën e mesme “Xhevdet Doda”.

Misini ka nënshkruar kontratë me komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje pas një konkursi publik ku të gjithë kandidatët i ishin nënshtruar procesit të vlerësimit nga ana e një komisioni i cili është ngritur nga zyra e burimeve njerëzore.


Nëpunësi i ri i administratës së komunës nga postimet që i ka bërë në Facebook duket të jetë njeri i afërm me aktivistët e VV-së. Një vit më parë në banesën e tij kishte qëndruar Albin Kurti, këshilltari komunal Ylli Hoxha e disa aktivistë të tjerë të VV-së.

I kontaktuar nga KALLXO.com Misini nuk ka ka dashur ta komentojë lidhjen e tij me partinë që qeverisë Prishtinën ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në një komunikim elektronik nuk ka pranuar të japë detaje për lidhjet e deputetit Albin Kurti dhe aktivistëve të tjerë të VV-së me të punësuarin e ri në komunë.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk mund të flasim për përkatësinë politike të secilit qytetar të Republikës. Po ashtu, nuk kemi kategorizime të cilat po i kërkoni: simpatizantë, aktivistë, anëtarë”, tha Tinka Kurti zëdhënëse e Lëvizjes.

Për punësimin e Misinit, KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. Sipas tij, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë të drejtë të punojnë megjithëse tha se nuk i njeh personat në fjalë.

“Është gjetë një person që qenka ‘domar’ (shtëpiak) në një shkollë dhe që qenka anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Unë nuk pe di kush është, nuk po i njoh, munden me qenë”, ka thënë Ahmeti.

Nga viti 2013, kryeqyteti i Kosovës qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është shquar për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

Në debatin e fundit Jeta në Komunë Kryetari Shpend Ahmeti kishte një debat të ashpër me asambleistët e komunës të cilët kërkonin llogari nga ai për premtimet dhe punët që ata pretendonin se nuk janë përfunduar.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori