Autoritetet në Prishtinë thonë se vonesa e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ka ‘dëmtuar interesat e vendit’.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të hënën se institucionet e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojnë më tutje me vonesën e miratimit të këtij projekt- ligji, duke i bërë thirrje qeverisë që ta ‘procedojë më shpejt atë’.
“Unë pres që [projekt-ligjin] për demarkacion ta kemi sa më shpejt në Kuvend. Është në interesin e vendit që të kalohet demarkacioni. Jemi duke e dëmtuar partneritetin të cilin e kemi më miqtë tanë dhe vetëm me miqtë tanë mund ta kemi Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Jemi duke e dëmtuar procesin zhvillimor të Kosovës”, tha Veseli.
Pas një takimi të kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do ishte mirë të kishte përfunduar shumë më herët. Sipas tij, edhe partitë politike opozitare duhet të jenë pjesë e proceseve.
“Opozita duhet të jetë pjesë e konsensusit politik për interes të vendit”, tha Veseli.
Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se përpara se të procedohet ligji në Kuvend duhet të zhvillohen bisedime mes pozitës e opozitës për të gjetur një “pajtueshmëri për demarkacionin”.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se pritet që Qeveria ta procedojë në Kuvend së shpejti projekt-ligjin.
“Pritet të ketë bisedime, bashkëbisedime, si të përfaqësuesve të pozitës me ata të opozitës dhe Qeverisë. Kështu që nuk mund të them më tepër se sa kjo që mund të pritet të ketë bisedime në mënyrë që të përafrohen qëndrimet”, tha Beqiri.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë paralajmëruar, pak ditë më parë, se projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të mund t’i dërgohet Kuvendit brenda pak kohësh për votim.
Projekti ligji u tërhoq nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit shtator, pas kundërshtimeve të fuqishme të opozitës, ndërsa Qeveria tha se “po kërkon pajtim në shkallë të gjerë” për ta riproceduar në Kuvend.
Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, që u nënshkrua në verën e vitit 2015 në Vjenë, në praninë ndërkombëtare, ka ngjallur një varg protestash të partive në opozitë që e kanë kundërshtuar atë edhe me hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Opozita ka theksuar se riprocedimi i dokumentit nga Qeveria do të përshkallëzonte sërish situatën, duke kërkuar që i gjithë procesi, sipas saj, të ‘rinegociohet’.
Fatmir Limaj, kryetar i subjektit politik opozitar Nisma për Kosovën, i tha në fundjavën e kaluar Radios Evropa e Lirë se Qeveria “nuk e ka menaxhuar siç duhet çështjen” dhe se, sipas tij, është krijuar gjithë ky tension dhe gjithë ky polarizim i panevojshëm.
“E vetmja rrugë zgjidhjeje është t’i rikthehemi dialogut, të rikthehemi në proces transparent, t’i analizojmë shumë seriozisht vërejtjet që kanë dalë nga ekspertët dhe ta rikthejmë këtë proces në zero”, ka thënë Limaj.
Marrëveshja për demarkacionin, thonë analistët, do të vazhdojë të ‘thellojë dallimet në skenën politike’, duke pamundësuar arritjen e ‘një pajtueshmërie që do të çonte’, siç thonë ata, ‘drejt normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës’.
Një përpjekje e shoqërisë civile për të arritur një pajtueshmëri mes palëve duket, siç thuhet, se nuk ka arritur ‘të bindë palët për të proceduar më tutje me demarkacionin’. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj