LAJMI I FUNDIT:

Rusia arreston një gazetar ukrainas, dyshohet për spiunim

Rusia arreston një gazetar ukrainas, dyshohet për spiunim

Shërbimi rus i sigurisë bën të ditur se ka arrestuar një gazetar ukrainas për shkak të spiunimit.

Pjesëtari i shërbimit informativ të Ukrainës Roman Sushenko është arrestuar për shkak të dyshimeve se ka marrë informata për forcat e armatosura ruse, thuhet në deklaratë.

Punëdhënësi i tij, gazeta ukrainase “Ukriform” bën të ditur se Sushenko punon për ta që nga viti 2002 dhe se disa vite ka jetuar në Paris.


Televizioni rus shtetëror ka publikuar fotografinë në të cilën shihet se si persona të maskuar e dërgojnë gazetarin rus për t’u marrë në pyetje.