Manipulimi me listat e veteranëve të luftës së UÇK-së e ka sjellë buzë kolapsit financiar Kosovën. Këto abuzime të miratuara nga Qeveria, po cilësohen si një nga sjelljet më joserioze të kësaj klase politike në pushtet. Dyshohet se fryrja e listave është bërë përmes rrugëve korruptive dhe për qëllime elektorale, sa më shumë njerëz të futen në lista, aq më shumë vota për pushtetarët.
Megjithatë, kryetari i Komisionit qeveritar për verifikimin e statutit të veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, vazhdon të besojë se në këto lista nuk ka parregullsi aq të mëdha, sikur po raportohet në medie, dhe sikur po thuhet nga një grup i ishpjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po vazhdojnë të protestojnë para Qeverisë, për shkak të moskryerjes së obligimeve, me arsyetim për mungesë buxheti.
Gjeneral Çeku thotë se u beson shumë komandantëve të tij, që e kanë bërë verifikimin e listave finale dhe e kanë dorëzuar në komision.
“Unë mendoj që kjo çështje mund të zgjidhet duke u rishikuar listat e përfituesve materialë, duke i rishikuar dhe hequr nga lista ata që janë duke përfituar pa të drejtë, sepse ne nuk e kemi pritur që të ketë një numër aq të madh të përfituesve, të cilët paraqiten dhe pretendojnë se janë të papunë. Pra, kjo listë e atyre që po përfitojnë pensione, të ardhura sipas ligjit, duhet të rishikohet me kujdes. Këtë e them, për faktin se që në fillim, kur i kemi pranuar të gjitha aplikacionet, vetëm 11 mijë aplikues patën deklaruar se janë të papunë, kurse tani në ndërkohë po dalin më shumë, po del se disa e kanë lëshuar punën vetëm për ta marrë pensionin dhe kjo ka qenë një situatë e papritur, që e ka bërë këtë çrregullim edhe të planifikimit buxhetor”, ka theksuar Çeku.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka informuar dje kabinetin qeveritar lidhur me mungesën e mjeteve te kategoria e pensioneve për veteranët e luftës.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është në konsultime të vazhdueshme ditore me Ministrinë e Financave për gjetjen e këtyre mjeteve. Po flasim për mjete financiare vetëm për pagesën e muajit shtator, një minus prej 1.6 milion euro, të cilat jemi duke i kërkuar, por gjithashtu jemi në konsultime edhe për mjetet financiare për tremujorin e fundit me një faturë prej rreth 5 milionë euro në muaj. Besoj që shumë shpejt do të reagojmë për pagesën e këtij muaji, mungesën e fondit apo pagesave të pensioneve për muajin shtator, do të punojmë edhe për tremujorin tjetër për gjetjen e mjeteve shtesë”, u shpreh ai.
“Çështja e dytë që është ngritur në opinion ka të bëjë me pagesat e dyfishta të pensioneve. Ne kemi një rekomandim të Auditorit që të bëhen ndalesa për këto pensione. Mendojmë që ka paqartësi ligjore rreth kësaj çështjeje, por është dashur të veprojë administrata, shkaku i rekomandimit të prerë të Auditorit, por besojmë që gjatë javëve në vijim ne do të sjellim projektligj për skemat e pensioneve të ndryshme të financuara nga shteti ku do të definojmë edhe më qartë tek pensionet familjare dhe pensionet invalidore, sepse është prekur një numër i madh i familjeve të dëshmorëve të luftës, ku është ndërprerë njëra prej pensioneve. Prandaj, ne duhet të qartë- sojmë me propozimin e ri, të cilin shumë shpejt do ta sjellim në Kuvend”, tha ministri Abrashi, shkruan Kosova Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit
Prokuroria jep akuzën zyrtare për Erdgys Arrazin, pas tragjedisë në Shkodër
Apasiev nuk do të mbështet Siljanovska-Davkova në zgjedhjet presidenciale, është i mundur bojkoti i heshtur
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'