LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq: Thaçi ka për qëllim organizimin e referendumit për bashkimin me Shqipërinë

Stojanoviq: Thaçi ka për qëllim organizimin e referendumit për bashkimin me Shqipërinë

“Qëllimi i Hashim Thaçit që të organizojë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka për qëllim të bëjë presion ndaj Serbisë”.

Këtë e ka thënë ish-shefi i Agjencisë ushtarake serbe të Sigurisë, Momir Stojanoviq.


Stojanoviq vlerëson se popujt ballkanik dhe shtetet ballkanike aspak nuk ndikojnë në të ardhmen e tyre, sepse, siç thotë ai, qysh moti do të kishte paqe në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Shikuar në përgjithësi, paralajmërimi që Kosova do të shpallë referendum për bashkim me Shqipërinë flet për atë se dikush, shqiptarë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së referendumit në Republikën Serbe, ju ka rekomanduar dhe ju ka thënë që ta iniciojnë këtë çështje. Kjo është vetëm njëra nga çështjet me të cilat i bëhet presion shtesë Serbisë dhe Republikës Serbe”, vlerëson Stojanoviq.

Ai thekson se një paralajmërim i tillë ka për qëllim presion shtesë ndaj Serbisë, respektivisht është qëllim që Beogradi dhe Banjalluka të disiplinohen dhe t’ju thuhet atyre se gjithçka mund të ndodh.

“Ky mund të mos jetë qëllim i shqiptarëve të Kosovës – ky është qëllim i atyre që luajnë me paqen dhe stabilitetit në Ballkan. Para se gjithash në pyetje janë SHBA-të dhe disa vende të BE-së të cilat vendosim për hapat e shumë vendeve në Ballkan”, ka thënë Stojanoviq. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori