LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Me Greqinë pajtohemi se për momentin nuk mund të flasim për emrin

Poposki: Me Greqinë pajtohemi se për momentin nuk mund të flasim për emrin

Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki ka deklaruar se akoma ka dallime të mëdha me Greqinë në lidhje me kontestin për emrin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me Greqinë kemi dallime serioze në raport me çështjen e emrit, por jemi pajtuar se për momentin nuk mund të bisedojmë sepse kemi pikëpamje të ndryshme”, ka vlerësuar Poposki në intervistën për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Nëse flasim për në raport të çështjes së emrit, atëherë mendoj se situata është e pandryshuar, përkatësisht kemi dallime serioze, por ramë dakord se në këtë periudhë nuk mund të bisedojmë për çështje të tilla serioze që është çështja e vetme sipas së cilës kemi interesa të ndryshme, takime të ndryshme në marrëdhëniet e Maqedonisë me Greqinë”, ka thënë Poposki i cili në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB në Nju Jork është takuar me homologun e tij grek Nikos Kotzias.


“Gjithashtu, nuk mundemi të jemi naivë dhe të mos pranojmë se një vend anëtar mund ta bllokojë tërë procesin”, është përgjigjur ai në pyetjen nëse Maqedonia duhet të zgjedh mes emrit dhe anëtarësimit në NATO.

“Në këtë periudhë kohore ne treguam se edhe për NATO edhe për Maqedoninë, por gjithashtu edhe për Greqinë është shumë më mirë të shohin drejt vlerës së shtuar nga anëtarësimi ynë në NATO se sa të vazhdojnë me politikën e shantazhit në kushte në të cilat kemi marrëveshje e cila e përfaqëson të drejtën ndërkombëtare, kemi gjykim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila gjithashtu e trason rrugën për çfarë mundet, ndërsa çfarë nuk mundet të pranohet”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori