LAJMI I FUNDIT:

Greqi, arrestohet militanti francez i Shtetit Islamik

Greqi, arrestohet militanti francez i Shtetit Islamik

Një 49-vjeçar francez me origjinë arabe është arrestuar në Selanik dhe do t’u dorëzohet organeve franceze të rendit pasi dyshohet se ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik.

Ai ka hyrë më 24 shtator në Greqi nga dogana e Evros, në kufi me Turqinë, ku është mbajtur dy ditë derisa janë verifikuar të dhënat e tij dhe është zbuluar se ka qenë i regjistruar në Sistemin e Informacioneve të Shengenit, SIS, si i dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste islamike.

Siç parashikohet në këto raste, ai është lënë i lirë por nën vëzhgim nga Antiterrori grek.


Ndërsa udhëtonte në zonën e Asprovaltes, pranë qytetit të Kavalës, ai ka kuptuar se po ndiqej nga policia greke dhe është përpjekur të përplasë makinën me të cilën udhëtonte me atë të policisë, ndërsa ka kundërshtuar me dhunë vënien në pranga.

Gjykata e Selanikut e ka dënuar atë me 15 muaj burg me kusht për 3 vjet dhe ka dhënë vendimin për dëbimin e tij nga Greqia.

Gjithashtu po pritet të hetohen tabulatet e bisedave telefonike që ai ka kryer në Greqi për të mësuar diçka rreth planeve të tij në shtetin helen apo në Evropë dhe për të identifikuar personat me të cilët mund të takohej.

Burime nga policia greke thonë se 49-vjeçari është akuzuar dy herë në Francë për armëmbajtje pa leje, ndërsa ka udhëtuar së fundmi në Siri dhe Jemen dhe shpreh simpati për Shtetin Islamik. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ukrainase thonë se kanë vrarë 1420 ushtarë rusë vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Evropa
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë

Botë
Kalo në kategori