LAJMI I FUNDIT:

SÇE: Zhbogar nuk paralajmëroi asgjë të re për zbatimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar

SÇE: Zhbogar nuk paralajmëroi asgjë të re për zbatimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar

Deklarata e ambasadorit të ri të BE­ në Maqedoni, Samuel Zhbogar lidhur me fondet evropiane IPA, në të cilën ka thënë se me thirrjen e fundit me vlerë prej tre milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Shqipërinë, të gjithë të interesuarit që kanë projekte, do të lidhin marrëveshje drejtpërdrejtë me zyrën e BE­ në Shkup, ndërsa Delegacioni i BEë në Shkup do të ketë rolin e të vetmit trup përgjegjës me të cilin do të lidhen kontrata, nga disa media u interpretua si paralajmërim me të cilin Komisioni Evropian (KE) suspendon institucionet nga menaxhimi i mjeteve, ndërsa Delegacioni i BE­ në Shkup do të ndajë grandet dhe do të nënshkruajë marrëveshjet, njofton MIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth kësaj teme, është prononcuar edhe Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) me reagim të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Blazheska:


“Ambasadori Zhbogar foli konkretisht për IPA bashkëpunimin ndërkufitar dhe thirrjen e parë në kuadër të programit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë në periudhën programore 2014­2020. Në këtë drejtim, manipulimi i ashpër me deklaratën e tij për mënyrën e implementimit është bërë për qëllime politike ditore. Gjegjësisht, ai nuk paralajmëroi asnjë risi në implementimin e IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar, duke pas parasysh se në IPA 2 vazhdon mënyra e njëjtë e implementimit të programeve ashtu si edhe në IPA 1.

Në programin në fjalë për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë 2014­2020, vendi kryesues është Republika e Maqedonisë dhe me këtë Delegacioni i BE në Shkup është kompetent për lidhjen e kontratave me shfrytëzuesit e fundit. Domethënë bëhet fjalë për menaxhim të centralizuar njësoj si në IPA 1, në përputhshmëri me rregulloren e BE­ dhe të gjitha dokumentet e rregullat që kanë të bëjnë me IPA programet për bashkëpunim ndërkufitar. Kompetenca për lidhjen e kontratave për këto programe asnjëherë nuk ka qenë në kuadër të institucioneve nacionale, prandaj nuk mund të themi se diçka na është shkurtuar, marrë, suspenduar apo sido që ta quani.

Programet për bashkëpunim territorial, gjegjësisht ndërkufitar, në të cilat merr pjesë R. e Maqedonisë kanë shkallë mjaftë të lartë të suksesshmërisë dhe të absorbimit të mjeteve të BE­ (rreth 85%), për çka në këtë moment nuk bëhet fjalë për ndryshim të mënyrës së menaxhimit dhe nuk ka aspak hapësirë për këso interpretimesh, qëllimisht të gabueshme të deklaratave të dhëna nga Delegacioni i BE­ ose nga përfaqësuesit tanë qeveritar. Fakti që Delegacioni i Bashkimit Evropian është përgjegjës për lidhjen e kontratave (siç ka qenë edhe deri më tani) nuk paraqet asnjë lloj handikapi as për shfrytëzuesit potencial e as për institucionet nacionale, dhe kjo konfirmohet me suskesshmërinë e programeve.

Sa i përket Raportit të Gjykatës së Revizorëve, ai përmban më shumë gjetje që kanë të bëjnë me aspektet pozitive dhe negative të menaxhimit të decentralizuar me IPA 1 që në masë të madhe veç më janë detektuar, pranuar dhe shfrytëzuar në IPA 2. Që këtu dalin edhe modalitetet e ndryshme të menaxhimit që janë paraparë në IPA 2, si rezultat i përvojave të deritanishme dhe leksioneve të mësuara, por edhe si fokusim në përforcimin strategjik të sistemit në sektorë të caktuar. Këtu, para së gjithash bëjnë pjesë sektorë të cilët në të ardhmen, gjegjësisht pas aderimit në BE, do të jenë kompetentë për implementimin e fondeve strukturore, siç janë sektori i transportit, mjedisit jetësor, bujqësisë dhe zhvillimit rural etj. tek të cilët në IPA 2 vazhdojmë me menaxhim të decentralizuar (përmes institucioneve nacionale). Prandaj, vlerësoj se është shumë jo korrekte të flitet për marrje të çfarë do lloj kompetencash të institucioneve nacionale nga cilido qoftë aspekt”, thuhet në reagimin e sektorit për punë organizative dhe marrëdhënie me opinionin pranë SÇE­, të nënshkruar nga sekretarja shtetërore, Ana Blazheska.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori