LAJMI I FUNDIT:

Ish-ylli i Realit, Mijatovic: Kosova është një fakt që duhet pranuar

Ish-ylli i Realit, Mijatovic: Kosova është një fakt që duhet pranuar

Futbollisti i lindur në Podgoricë, Predrag Mijatovic, ka dhënë një intervistë të gjatë për blic.rs, në të cilën ka folur edhe rreth pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai është pyetur rreth vendimit që Kosovës i është mundësuar të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’.


“Këtë duhet ta pranojmë se është një fakt. Kosova është anëtare e FIFA-s, kanë zhvilluar ndeshjen zyrtare dhe tash të hedhim çështjen se sa kanë qenë të drejtë ndaj nesh ose sa është kjo normale, apo jonormale, është thjesht humbje kohe”.

“Duhet ta pranojmë në njëfarë mënyre fatin. Duhet të mendojmë për veten, për kualifikimet tona, për pjesëmarrjen tonë”, ka thënë ai.

Gjatë karrierës së tij, Mijatovic ka veshur fanellat e klubeve, si Valencia (1993–1996), Real Madrid (1996–1999) e Fiorentina (1999–2002).

Ishte pikërisht goli i tij në finalen e vitit 1998 të Ligës së Kampionëve (kundër Juventusit) që ia solli Realit trofeun e garës më të madhe evropiane pas 32 vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori