LAJMI I FUNDIT:

Anonimët nga Izraeli i japin leksion Interit (Video)

Anonimët nga Izraeli i japin leksion Interit (Video)

Gjiganti italian, Inter, ka pësuar humbje në shtëpi nga Hapoel Beer Sheva me rezultat 2-0.

Inter nuk ka arritur të nis me fitore fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pasi janë mposhtur në shtëpi nga izraelitët e Hapoel Beer Sheva me rezultat 2-0.


Trajneri holandez, Frank De Boer kishte hyrë në këtë takim me një formacion të ndryshëm nga ai i fitores të fundjavës dhe doli të jetë i gabueshëm.

inter 3

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat, të cilët rrezikon kohë pas kohe, por nuk gjetën asnjëherë rrugën e golit.

Në pjesën e dytë, De Boer u mundua të bëjë disa ndryshime për të rritur tempin e lojës, por as këto nuk dolën të jenë të qëlluara, pasi mysafirët ishin shumë të vendosur.

inter 2

Luhej minuta e 54-të e takimit, kur mysafirët nga Izraeli befasuan skuadrën italiane, me anë të një skeme të stërvitur e cila përfundoi me gol nga Miguel Vitor.

Hapoel Beer Sheva gjeti edhe golin e dytë në këtë takim me anë të mesfushorit-sulmues, Maor Buzaglo, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 69-të.

inter 1

Pas këtij goli të dytë, De Boer futi në lojë sulmuesin kryesor, Mauro Icardi, por as ky nuk arriti të bëjë asgjë.

Deri në fund, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por portat metën të paprekura dhe kështu Hapoel Beer Sheva arriti të marrë një fitore të madhe dhe historike ndaj Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori