LAJMI I FUNDIT:

Noka në Kuvend: Në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash

Noka në Kuvend: Në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, gjatë një debati në Parlament, ku opozita ka akuzuar sërish mazhorancën së është e përfshirë në kultivimin e kanabisit në vend, ka marrë fjalën nga vendi dhe ka deklaruar se në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash.

“Sapo ra një avion i vogël në Durrës, ra me hashash në një ishull. Qielli i Shqipërisë, në vend që të mbushej me avionë turistikë, është mbushur me avionë me mushkonja, njëri sapo ra në Durrës”, tha Noka.


Pas kësaj deklarate, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një lajm të tillë. /GSH/