LAJMI I FUNDIT:

Jo gjithmonë futbolli është i drejtë

Jo gjithmonë futbolli është i drejtë

Alvaro Morata nuk është i sigurt nëse ishte e drejtë fitorja e Real Madridit në ndeshjen kundër Sportingut të Lisbonës.

Në ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve, klubi portugez ishte në epërsi deri në minutën e 89-të kur Cristiano Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin.

Ndërsa në minutat shtesë, Morata (që hyri si zëvendësues i Karim Benzemas) e elektrizoi Santiago Bernabeun duke shënuar golin e fitores.


Reali nuk befasohet nga Sportingu, fiton me dy gola të shpejtë (Video)
Lexo po ashtu Reali nuk befasohet nga Sportingu, fiton me dy gola të shpejtë (Video)

“Nganjëherë futbolli nuk është i drejtë. Sot (e mërkurë), nuk e di nëse ishte i drejtë, por ishte e rëndësishme të fitonim dhe ne ia dolëm”.

“Po përpiqemi që ta zëmë vendin e parë në grup”, ka thënë spanjolli në intervistën pas ndeshjes. /Telegrafi/