LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim ushtarak Maqedoni – Çeki

Bashkëpunim ushtarak Maqedoni – Çeki

Një delegacion i Armatës së Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Metodija Veliçkovski, po qëndron në një vizitë treditore të forcave të armatosura të republikës së Çekisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vizitës, Veliçkovski do të takohet me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë çeke, Joseph Bechvar dhe me zv. ministrin e mbrojtjes çeke, Jakub Landovsky.


Në njoftimin e ARM-së thuhet se delegacioni do të ketë edhe vizitë punë në bazën ajrore të Pragës dhe atë të helikopterëve. Në takimet që do të mbahen në Çeki, temë bisede do të jenë të lidhrua me shpeshtimin e bashkëpunimit ushtarak të interesit të përbashkët, siç janë shkëmbimi i përvojave të aspektit të njësive të helikopterëve në misione të OKB-së, mundësitë përbashkëpunim ushtarako-teknik, si edhe zbatimi i një trajnimi të përbashkët të personelit ushtarak./Telegrafi/