LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet shorit i Ligës Ballkanike për këtë edicion

Tërhiqet shorit i Ligës Ballkanike për këtë edicion

Grupet e fazës së parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike tashmë janë vendosur.

Një gjë e tillë është konfirmuar të hënën në faqen zyrtare të BIBL-it.


“Pasi që menaxhmenti i ligës i ka shikuar të gjitha mundësitë, të arriturat e klubeve në të kaluarën dhe pozitat gjeografike është marr edhe vendimi për ndarjen e grupeve ashtu siç do t’i prezantojmë më poshtë”, thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike.

Grupi A

Beroe (Bullgari), KB Bashkimi (Kosovë), KB Sigal Prishtina (Kosovë), Kozuv (Maqedoni), Kumanova 2009 (Maqedoni), Teodo (Mali i Zi).

Grupi B

Tirana (Shqipëri), KB Peja (Kosovë), KB Trepça (Kosovë), Feni Industries (Maqedoni), Karpos Sokoli 2000 (Maqedoni), Sutjeska (Mali i Zi).

Katër skuadrat e parë të secilit grup do të kualifikohen për në Top 8. Ato më pas do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe dy klubet më të mira prej secilit grup do të kualifikohen për në gjysmëfinale.

“Programi për fazën e parë do të publikohet brenda 48 orëve të ardhshme. KB Peja dhe KB Sigal Prishtina do të bëjnë gara në FIBA Europe Cup, Karpos Sokoli 2000 do të garoj në ABA League, kështu që orari i këtyre kompeticioneve gjithashtu do të merret në konsideratë. Menaxhmenti i BIBL-it dhe i ekipit të Levski 2014 janë në proces të gjetjes së mundësive financiare në mënyrë që kjo skuadër po ashtu të garoj në këtë ligë. Vendimi për këtë po ashtu do të merret në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e BIBL-it

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori