Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është detyruar të largohet nga Atalanta, sepse përndryshe do të rrezikonte seriozisht vendin e tij në radhët e Kuqezinjve.
Futbollisti shqiptar ka treguar pas debutimit me Avellinon ndaj Trapanit se si shkuan gjërat derisa ai firmosi me skuadrën e Serie B.
“E ndjeva veten mirë, ndonëse isha vetëm prej pak ditësh me skuadrën. Ishte e rëndësishme që të mos pësonim gol dhe ia dolëm mbanë. Avellino është një skuadër me shumë të rinj, por edhe me futbollistë me nivel të lartë. Ka përzierjen e duhur”, është shprehur ai për debutimin.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte folur me Gianni De Biasin për transferimin te Avellino dhe nëse ia kishte këshilluar pikërisht trajneri i kuqezinjve, mbrojtësi tregoi situatën në të cilën ishte gjendur para se të bënte këtë zgjedhje, shkruan albinfo.ch.
“Me De Biasin jo, por e kam bërë me ndihmësin e tij, Tramezzani, i cili më ka thënë se duhej të gjeja një sistemim ku të luaja me më shumë vazhdimësi për të mos humbur Kombëtaren dhe se Avellino ishte qyteti i duhur. Ai e njeh trajnerin Toskano dhe më këshilloi të vija këtu”.
“Në Bergamo nuk do të kisha pasur mundësinë që të luaja dhe ja ku jam, i gatshëm për të dhënë kontributin tim. Pozicioni? Me Shqipërinë kam luajtur në ndeshjen e fundit për herë të parë si mbrojtës qendre, ndërsa edhe sot mendoj se gjërat shkuan mirë”, ka deklaruar Gjimshiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251