LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj reagon ndaj Kryeministrisë për materialin që e postoi dje: Shqip ju thash se nuk di serbisht!

Haradinaj reagon ndaj Kryeministrisë për materialin që e postoi dje: Shqip ju thash se nuk di serbisht!

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të Kryeministrisë lëshuar ku thuhet se ai ka vërtetuar se Bjehulla dhe Çakorri i takojnë Malit të Zi. Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet ta bëjë publike marrëveshjen mes ish-presidentes Atifete Jahjaga me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare në Çakorr.

Haradinaj sjell fakte të reja: Mali i Zi Çakorrin e konsideron kufi mes dy shteteve (Foto)
Lexo po ashtu Haradinaj sjell fakte të reja: Mali i Zi Çakorrin e konsideron kufi mes dy shteteve (Foto)
Kryeministria: Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi
Lexo po ashtu Kryeministria: Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

“Të nderuar miq, Qeveria e Kosovës paska gjetur kohë të merret me një deklaratë timen së cilës i kam bashkangjitur materiale nga pikëshikimi malazez për pikën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Aty kam thënë shkurt e shqip që s’e flas as s’e lexoj serbishten – nga e cila jemi LIRUAR njëherë e përgjithmonë si obligim dhe masë ndëshkimi e robërie. Por, edhe materiali në fjalë mund të shërbejë si pikë për bisedime. Kurrë s’kemi thënë që s’jemi për diskutim, për biseda, për gjetje të harmonisë gjithëkombëtare për këtë problem kaq të ndjeshëm. Por, zelli me të cilin Qeveria provon ta sheh veten të vërtetuar tregon shpirtngushtësinë dhe para së gjithash dështimin e saj në bërjen e votave për këtë projekt të saj i cili tashmë ka dështuar. Pasi ta ketë pranuar këtë fakt Qeveria do të bënte mirë të bëjë edhe një komunikatë: atë te marrëveshjes se Presidentes me Qeverinë e Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare ne Çakorr. Pa asnjë dilemë e them se ka pasur dhe ka konsensus për ta kundërshtuar këtë formë të marrëveshjes që Kosovën e dëmton me mbi tetëmijë hektarë tokë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori