LAJMI I FUNDIT:

Kryeministria: Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

Kryeministria: Daut Haradinaj konfirmoi se pronat në Bjelluhë dhe Çakorr kanë qenë dhe janë në Mal të Zi

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur bindjen se në shkrimin e botuar në media një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me materialet e publikuara ka konfirmuar se procesi i shënjimit të kufirit më Malin e Zi, i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës, është i drejtë dhe në përputhje me realitetin në terren.

Haradinaj thotë se sjell fakte të reja: Mali i Zi Çakorrin e konsideron kufi mes dy shteteve (Foto)
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se sjell fakte të reja: Mali i Zi Çakorrin e konsideron kufi mes dy shteteve (Foto)

“Në shkrimin e botuar në media një ditë më parë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, me materialet e publikuara, ka konfirmuar se procesi i shënjimit të kufirit më Malin e Zi, i kryer nga komisioni shtetëror i Kosovës, është i drejtë dhe në përputhje me realitetin në terren.


Në shkrimin i cili pretendonte të sillte fakte të reja sipas të cilave ‘Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve’, deputeti Daut Haradinaj në fakt ka ofruar argumente që e mbështesin punën e komisionit shtetëror, i cili si i tillë mbështetet edhe nga institucionet shtetërore, ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike të BE-së.

Deputeti Haradinaj, duke dashur t’i bind ‘të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin kufi ndërmjet dy shteteve’, në faqen e parafundit dhe të fundit të materialit të skanuar nga ai jep argumente për të kundërtën. Sipas materialit që ai servon, vërtetohet se Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi.

Nga përshkrimi në librin e Branka Jokica për Veliken që është pjesë e Komunës së Plavës në Mal të Zi, në një titull të librit që është bashkangjitur në shkrimin e z. D.Haradinaj shkruan:

2 KUSH JANË PRONARËT NË BJELLUHE (KO SU VLASNICI IMOVINE U BJELUHI).

Pas këtij titulli, shkrimi vazhdon: “Sipas të dhënave nga Drejtoria për pronën në Plavë, Shqiptarët nga Kosova, pronarë të pronave në Velikë dhe Bjelluhë janë”: Lista me 34 pronarë me emra dhe mbiemra kryesisht të shqiptarëve nga Kosova me pronë në Mal të Zi.

Këta 34 pronarë në listë janë qytetarëve të Kosovës por pronat e tyre i kishin dhe i kanë në Mal të Zi.

Pastaj, në shkrimin e z. Haradinaj vazhdon lista tjetër në fletën e fundit të skanuar të tij me 14 emra dhe mbiemra. Kjo listë sigurisht vazhdon me emra të pronarëve të cilët janë nga Velika në Komunën e Plavës, por siç shkruan në materialin e z. Haradinaj, ata janë shpërngulur e prona e tyre është e regjistruar në Plavë.

Listën e banorëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës për pronat e tyre në Bjelluhë mund t’i gjeni në ueb faqe të kryeministrisë, por mund të gjeni edhe shkrimin në media të datës 21 Gusht 2016 me titull: “Pronarët e brezit kufitar me kërkesat e tyre konfirmojnë shënimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi”: http://kryeministri-ks.net/?page=1,9,6087 ”. Në këtë dokumentacion, të ofruar kohë më parë për publikun, është Lista e pronarëve nga Komuna e Deçanit dhe Pejës me dokumentacionin personal e zyrtar. Pronarët janë me mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj.

Kjo mund të vërtetohet duke kontaktuar posaçërisht me kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është në Deçan për këto prona në Bjelluhë- Plavë, Mal i Zi.

Pra, Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi, siç u konfirmua nga z. Haradinaj. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe i kanë dorëzuar në Plavë.

Prandaj, z. Haradinaj me këtë shkrim të ofruar për lexuesin, ka kontribuar dhe ka vërtetuar edhe vet, sikurse edhe pronarët e pronave mbiemrat e të cilëve janë në listë, se Bjelluha dhe Çakorri kanë qenë dhe janë në territorin e Malit të Zi” (sic.), thuhet në kumtesën e Kryeministrisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori