LAJMI I FUNDIT:

Totti ia siguron fitoren Romës në trilerin ndaj Sampdorias (Video)

Totti ia siguron fitoren Romës në trilerin ndaj Sampdorias (Video)

Roma ka fituar 3-2 në shtëpi ndaj Sampdorias, në ndeshjen e cila u ndërpre për më shumë se një orë pas reshjeve të shiut.

Golin e parë në këtë takim e shënuan vendasit me Mohamed Salah, i cili shënoi në minutën e nëntë pas një asistimi të mirë të Diego Perottit.


salah

Megjithatë, nuk shkoi shumë dhe mysafirët u kthyen në lojë me golin e sulmuesit të rrezikshëm Luis Muriel, i cili shënoi një supergol në minutën e 18-të.

muriel

Në vazhdim, Sampdoria gjithashtu gjeti edhe golin e epërsisë në minutën e 41-të me anë të sulmuesit tjetër, Fabio Quagliarella, i cili shënoi nga afërsia.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, por në pjesën e dytë skuadrat nuk dolën për më shumë se një orë, pasi reshjet e mëdha detyruan që ndeshja të ndërpritet përkohesisht.

roma1

Në pjesën e dytë, Roma hyri më serioze dhe më e rrezikshme dhe këtë e treguan dy zëvendësimet e bëra në minutën e 46-të, ku hynë në lojë kapiteni Francesco Totti dhe Edin Dzeko.

dzeko1

Këto zëvendësime dolën të jenë të suksesshme, pasi kjo dyshe dhuruan golin e barazimit në minutën e 61-të, ku Totti dhuroi një super-asist të cilin Dzeko e konkretizoi me një supergol.

totti

Pas këtij goli, Roma u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores dhe këtë e arriti fare në fund, kur heroi i tyre, Totti shënoi nga penalltia në minutën e 92-të. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3B11CxAy6U4

https://www.youtube.com/watch?v=JEXDMykL32s

https://www.youtube.com/watch?v=0CNXqZHF6ZU

https://www.youtube.com/watch?v=qFPd_HRVmTs

https://www.youtube.com/watch?v=cvbiceqkAn0

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori