Një tjetër nga veçoritë shqetësuese të kortizolit është edhe mënyra me të cilën “bashkëvepron” me insulinën, duke kërkuar që të forcojë “deponimin” e dhjamit në zonën e barkut
Çdo herë që stresoheni, niveli i kortizolit dhe insulinës mund të rriten dhe nëse vazhdojnë të mbeten në nivel të lartë për shumë orë, parashikohet që të shkaktojnë çlirimin e një enzime që është përgjegjëse për depozitimin e dhjamit në zonën e barkut.
Përse vallë sa herë stresoheni, dhjami vendoset në mes dhe jo në pjesë të tjera?
Sikurse është provuar dhjami në bark është më i lehtë për t’u shndërruar në energji të momenti se sa dhjami në pjesë të tjera të trupit. Energjia e momentit është pikërisht ajo që “mendon” se ka nevojë një organizëm kur është i stresuar, për të reaguar në gjendje alarmi.
Por duhet të keni parasysh se nëse gjendja e alarmit nuk shoqërohet me ndonjë veprimtari fizike, por trupi rri ulur psh. pranë kompjuterit etj., atëherë është shumë e vështirë që të “tresni” dhjamin e barkut, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, grumbullimi i dhjamit në zonën e barkut nuk është problem shqetësues vetëm për femrat me mbipeshë. Kërkimet tregojnë se akoma edhe vajzat elegante, që vuajnë nga nivele të larta kortizoli, kanë paksa bark.
Gjithashtu, duhet të dini se kilogramët e tepërt rreth barkut lidhen edhe me sëmundje të zemrës, diabetit dhe hipertensionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'