LAJMI I FUNDIT:

Pema e arrestuar para 100 vjetësh është bërë atraksion turistik (Foto)

Pema e arrestuar para 100 vjetësh është bërë atraksion turistik (Foto)

Polici britanik, James Squid ka qenë shumë i dehur dhe ka menduar se kjo pemë që ndodhet në Peshawar të Pakistanit është duke i ikur dhe e ka arrestuar.


Prej vitit 1898, trungu i këtij fiku indian qëndron i lidhur me zinxhirë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është menduar se ka të bëjë me ndonjë simbol të skllavërisë apo shtypjes, një tabelë e vogël e tregon historinë e pazakontë.

“Unë jam nën arrest. Një mbrëmje, një polic britanik që ishte shumë i dehur, mendonte se unë po lëvizi dhe do të ikë nga ai, andaj urdhëroi që të më arrestojnë. Që atëherë më asgjë nuk ka ndryshuar” është shpjegimi lidhur me rastin.

Historia e pazakontë ka zgjuar vëmendjen e shumë njerëzve, duke e bërë këtë pemë si një atraksion turistik. /Telegrafi/

Pema e arrestuar para më se 100 vitesh eshte bere atraksion turistik foto 2