LAJMI I FUNDIT:

PDK thirrje Kryeprokurorit dhe Prokurorisë Speciale për të hetuar sistemin e drejtësisë në Gjilan

PDK thirrje Kryeprokurorit dhe Prokurorisë Speciale për të hetuar sistemin e drejtësisë në Gjilan

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan i ka bërë thirrje publike Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, për të hetuar punën dhe veprimet e një pjese të sistemit të drejtësisë në këtë komunë.

“Zhvillimet e fundit në Gjilan kanë krijuar situata shqetësuese për mënyrën e ndërhyrjes së politikës, të prirë nga Lutfi Haziri, në punën e pavarur dhe vendimet e sistemit të drejtësisë në Gjilan, që na kanë detyruar t’I bëjmë thirrje publike drejtësisë për të hetuar punën dhe veprimet e një pjese të sistemit të drejtësisë në këtë regjion të Republikës së Kosovës, me elemente ndikimi të politikës e që po i shkaktojnë dëme të mëdha pasurisë së qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në njoftimin për media.

PDK më tej ka theksuar se kjo situatë alarmuese në Gjilan, ka kulmuar me rastin kur ndaj Lutfi Hazirit është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për keqpërdorimin dhe dëmin që I ka shkaktuar buxhetit të komunës në vlerë, prej 168 mijë euro, një goditje e rëndë kjo për Lutfi Hazirin, Prokurorinë Themelore në Gjilan, e cila fillimisht për të njejtin rast kishte mbyllur hetimet ndaj kryetarit të komunës (ashtu siç e kemi bërë të ditur disa herë më parë).


“Të gjithë ata të cilët i kanë denoncuar shkeljet ligjore, keqpërdorimet financiare dhe korrupsionin që po e bëjnë zyrtarët e lartë komunal, apo që kanë qenë pengesë për ta, kanë pësuar nga vendimet hakmarrëse politike të këtij sistemi të drejtësisë në Gjilan.

Rasti i arrestimit të ish-drejtorit të Spitalit Regjional në Gjilan, Abdyl Latifi, pastaj lirimi tij nga aktakuza, tregon lojën politike të drejtësisë, për të sjell një drejtor të preferuar të Lutfi Hazirit. Pastaj, rasti i ngritjes së aktakuzës ndaj asamblistit të PDK-së Riad Rashiti, dhe më pas tërheqja e aktakuzës ndaj tij, po ashtu, tregon lojën politike të Lutfi Hazirit përmes Prokurorisë Themelore, për të frikësuar dhe për të zmbrapsur të gjithë ata që marrin guximin për të denoncuar krimin urbanistik dhe financiar që po ndodhë në komunën e Gjilanit”, thuhet më tej në njoftim.

PDK ka shtuar se për arrestimin e djeshëm të përfaqësuesit Austriak në kompaninë “Eko-Higjiena”, dyshojmë në elemente të ndikimit politik në Prokurorinë Themelore të Gjilanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori