LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Nuk ishte nata ime

Chiellini: Nuk ishte nata ime

Giorgio Chiellini ka pranuar se kishte një mbrëmje të keqe pas gabimit që i kushtoi me karton të kuq në ndeshjen kundër Izraelit.

Italia fitoi me rezultat 3-1, mirëpo mbrojtësi i Juventusit gaboi duke qenë fajtor në golin e Tal Ben-Haim, teksa mori dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua.

“Nuk ishte nata ime, por fatmirësisht skuadra ishte mahnitëse dhe i solli në shtëpi të tria pikët”, ka shkruar italiani në Twitter.


Ky ishte kartoni i parë i kuq i Chiellinit pas 90 ndeshjesh me kombëtaren. Kjo do të thotë se ai do të mungojë kundër Spanjës në tetor. /Telegrafi/