LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Policia, institucioni më i besueshëm për qytetarët

Hoxha: Policia, institucioni më i besueshëm për qytetarët

Policia e Kosovës shënon sot 17 vjetorin e themelimit, ndërkaq në Sytë 7 në Klan Kosova, zëdhënësi Daut Hoxha tha se deri tani policia qëndron institucioni më i besueshëm për qytetarët e Kosovës.

Zëdhënësi Hoxha, ka hedhur poshtë pretendimet se policia e Kosovës qëndron gjithnjë nën funksionimin e pushtetit ai tha se janë mjaft kompetent në zbatimin e ligjit dhe detyrave të përgjegjësisë ndaj të gjithë qytetarëve të vendit, njofton Klan Kosova.

‘’Në fillim Policia e Kosovës ka filluar punën me 176 policë, ndërsa tani janë mbi 8 mijë policë e cila është një strukturë që mban në vete të gjitha detyrat për të gjitha departamentet e drejtësisë.’’

‘’Policia e Kosovës, përveç angazhimit të detyrave në funksion të rendit të qetësisë, është e angazhuar edhe në trajnim qoftë brenda apo jashtë vendit.’’

‘’Policia e Kosovës sipas rezultateve është e profesionalizuar në vend por edhe në rajon.’’

“Detyrat dhe përgjegjësitë e policisë, janë luftimi i krimeve pa marrë parasysh sfidat dhe gjendjen në të cilën punojmë”.

“Kemi arritur që ne si zyrtarë policorë, të kemi primatin e besimit të qytetarëve dhe ende vazhdojmë që të mbesim të parët që qytetarët e vendit kanë besim”.

“Detyrat dhe autorizimet, mandati i Policisë së Kosovës është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.’’

“Zyrtarët e policisë së Kosovës janë mjaft kompetent dhe nuk ka vend për dilema të tilla. Zyrtarët tanë kanë qenë pjesë e ceremonive edhe jashtë vendit dhe janë nën shërbimin e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Hoxha, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori