LAJMI I FUNDIT:

Zielinski vazhdon të ëndërrojë për Realin

Zielinski vazhdon të ëndërrojë për Realin

Transferi i ri i Napolit, Piotr Zielinski, që tani është duke spekuluar se mund ta vazhdojë karrierën te Real Madridi.

22-vjeçari kaloi te Partenopei këtë verë dhe është një nga përforcimet më të mira të klubit italian.


“Këtu, ngjashëm si te Empoli, luajmë me topin poshtë. Prandaj nuk e kam pasur të vështirë ndryshimin. Është filozofia e njëjtë e futbollit, e përqendruar në posedim”.

“Kur isha fëmijë, isha tifoz i Real Madridit, ndërsa tash po stërvitem me ish-lojtarët e Blancos, si Callejon dhe Albiol”.

“Jam i lumtur te Napoli, por kushedi se çfarë mund të bëj një ditë dhe të shkoj të luaj për Realin”, ka deklaruar Zielinski për Polasport.pl. /Telegrafi/