LAJMI I FUNDIT:

Bretkosa e ‘inatosur’ bërtet fuqishëm, sapo i afrohen njerëzit (Video)

Bretkosa e ‘inatosur’ bërtet fuqishëm, sapo i afrohen njerëzit (Video)

Në malin Tokai që ndodhet në afërsi të Cape Town të Afrikës së Jugut, është filmuar një bretkosë që bërtet me tërë fuqinë.

Gjallesa ujë-tokësore që nuk është aq e madhe, nga mënyra si e ka fryrë trupin duket sikur është e inatosur, transmeton Telegrafi.


Prindërit me fëmijë që i kanë shkuar pranë, i mbajnë afër qentë që të sigurohen se mos e sulmojnë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të dëgjoni zërin e thellë që e lëshon kjo krijesë, pasi i janë afruar njerëzit.

Mësohet se ky lloj i bretkosave, e përdorin këtë metodë për të frikësuar dhe zbrapsur “armikun”. /Telegrafi/