LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama i ofron stadiumin e Shkodrës përfaqësueses së Kosovës

Edi Rama i ofron stadiumin e Shkodrës përfaqësueses së Kosovës

Një shtëpi evropiane pas pjesëmarrjes historike të Shqipërisë në Kampionatin Europian e cilësoi kryeministri Edi Rama impiantin modern “Loro Boriçi”.

Teksa ishte i pranishëm në inaugurimin e stadiumit në Shkodër, në miqësoren përballë Marokut, për emisionin “Kuq e Zi”, kreu i qeverisë vlerësoi investimin e radhës të rëndësishëm në futboll.


“Është vërtet një moment shumë i bukur, pasi është kurorëzuar një punë jo e lehtë. U hapën dyert e një stadiumi europian, në një qytet që futbollin e ka pjesë të të jetuarit. Shkodra e ka merituar prej kohësh një shtëpi të tillë”, tha Rama.

Përveçse shtëpia e Kombëtares shqiptare, “Loro Boriçi” mund të jetë edhe stadiumi komfor të gjithë parametrave, ku ndeshjet e saj mund t’i luajë edhe përfaqësuesja e Kosovës.

Kryeministri Rama e la të hapur derën, ndërsa foli edhe për Arenën e Kombëtares, impiantin që ka nisur nga puna në kryeqytet, i cili do të jetë më moderni dhe më i madhi në vend.

“Stadiumin në Shkodër është një shtëpi e re për Kombëtaren, por edhe për Kosovën. Dhe nëse Loro Boriçi është spektakolar, arena në Tiranë do të jetë super-spektakolare”, shtoi Rama.

Me kreun e qeverisë që në vitet e fundit i ka qëndruar pranë futbollit, nuk mund të mungonte edhe një batutë krahasuese me basketbollin, sportin e tij të preferuar.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori