Paralajmërojnë shkencëtarët: Tatuazhet e shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse
Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore qe një kohë të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa tashmë ky trend është shpërndarë përgjatë tërë botës, e veçanërisht në mesin e personave të rinj
Sidoqoftë, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet.
Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.
Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.
Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t’i bërë ballë helmeve, transmeton Telegrafi.
Rreziku i ngjyrave të kuqe dhe të kaltra
Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.
Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.
Rreziku i ngjyrës së zezë
Studimi nga Dr. Georgina serua nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë.
Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin, përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251