LAJMI I FUNDIT:

Lideri i LSDM, Zoran Zaev pret që zgjedhjet të mbahen në dhjetor

Lideri i LSDM, Zoran Zaev pret që zgjedhjet të mbahen në dhjetor

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev nuk beson se zvarritja e zgjedhjes së anëtarit të pestë të trupit ad-hoc për mediat do ta paralizojë marrëveshjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Aman më nga partitë politike, qytetarëve u kanë ardhur në maje të hundës. Ka kritere meritore, ka vlera sipas të cilave edhe këta katër anëtarë të zgjedhur si ekspertë mund të ulen, të shkundin pak kokën dhe ngadalë t’i stabilizojnë mendimet, të orientohen dhe ta zgjedhin anëtarin e pestë. Si një nga kryetarët e partive më të mëdha apeloj te katër anëtarët që qysh në fillim të javës së ardhshme ta zgjedhin të pestin, nëse jo për diçka tjetër, për Maqedoninë”, ka deklaroi sot për gazetarët Zaev.


Zaev ka potencuar se zgjedhja e anëtarit të pestë të trupit ad hoc dhe pastrimi i listës zgjedhore janë minimumi i kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte. Ai ka shtuar se për LSDM model më i kapshëm për reformë të sektorit të mediave është ai i propozuar nga bashkësia ndërkombëtare përmes lehtësuesit, Peter Van Houtte./Telegrafi/