LAJMI I FUNDIT:

Arifi: Shpresoj që zgjedhjet të mbahen para fundit të vitit

Arifi: Shpresoj që zgjedhjet të mbahen para fundit të vitit

Nënkryetarja e BDI, Teuta Afiri, shpreson që liderët e katër partive kryesore në takimin e 31 gushtit, do të bien dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të vitit. Në një intervistë për Alsat-M, ajo ka folur edhe për zhvillimet në parti, rezultatet e ministrave të ri të BDI si dhe për situatën në komunën e Tetovës, të cilën e drejton prej tre vitesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Normalisht që për BDI, ka qenë shumë e rëndësishme që prej arritjes së marrëveshjes vitin e kaluar e njëjta të respektohet, sepse ka qenë dhe vazhdon të jetë fjala për një marrëveshje katërpalëshe, dhe duke pasur parasysh faktin që datat e caktuara ishin pjesë e marrëveshjes edhe BDI ka qëndruar në pozicionet e atyre marrëveshjeve. Shpresojmë se si rezultat i asaj marrëveshjeje të arritur liderët e katër partive politike, më 31 gusht, do arrijnë që të bëjnë ashtu siç edhe parashihet që zgjedhjet parlamentare, para fund vitit të mbahen”, ka thënë Arifi.

Për ministrat e ri ajo ka deklaruar me sa vijon:

“Në fakt vendosja e ministrave të ri ka qenë vendim politik i BDI-së. Pra ka qenë një vendim që është marrë në nivelet e duhura partiake. Unë mendoj se ministrat e ri janë kompetentë, se në fakt mosha nuk është handikap por është përparësi e tyre në këto situata të vështira. E di që nuk është e thjeshtë dhe lehtë të mund të mbani detyra në këto situata politike në të cilat janë gjendur ata”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Milatoviq injoroi takimin me presidenten Osmani, reagon ish-kryediplomati malazez

Lajme
​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

​Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse prekët Kosova, do të prekët edhe Shqipëria

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Begaj takon presidenten e Moldavisë, i kërkon që ta njoh Kosovën

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Kalo në kategori